Flash

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti

Lapsi.al 13 February 2025
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Sipas KPA, subjekti rezultoi në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe të cënimit të besimit të publikut për gjetje në aspektin profesional.

Dosti u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 3 dhjetor 2021, me arsyetimin se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme lidhur me bilancin negativ në vlerën 36.4 milionë lekë të konstatuar në analizën financiare paraprake për shkak të të ardhurave të deklaruara të padokumentuara. Ai pretendoi se shumat e mëdha të parave i ka kursyer para fillimit të detyrës, nga puna në emirgacion në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës.

Vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se të ardhurat e pretenduara nga emigracioni nuk provoheshin me dokumentacion ligjor e për rrjedhojë ishin në nivel deklarativ. Po ashtu, u cilësuan deklarative dhe pretendimet për të ardhurat nga bashkëpunimi me një shoqëri dhe nga shitja e lokalit në pronësi të nënës në Kuçovë. Ndryshe nga pretendimi i subjektit se lokali është shitur në vlerën 12.8 milionë lekë, në kontratë është shënuar çmimi 3.9 milionë lekë. Gjetjet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, u kërkua të konsiderohen në vlerësimin tërësor.

Ashtu si Ballhysa, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili mori kompetencat e Komisionerëve Publikë, kërkoi shkarkimin e Dostit nga detyra – kërkim që u gjet i drejtë nga Kolegji.

Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Natasha Mulaj lexoi në mënyrë të përmbledhur vendimin për shkarkimin e Dostit. Lidhur me të ardhurat e pretenduara nga emigracioni në Greqi në masën 35 milionë dhrahmi, Mulaj vërejti se edhe pse janë administruar disa akte noteriale që vërtetojnë zotërimin e likujditeteve, nuk janë vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat dhe pagesa e detyrimeve tatimore në shtetin fqinj, nga për rrjedhojë nuk janw konsideruar si burime të ligjshme.

Situatë e gjashme u konstatua dhe për të ardhurat në vlerën 8 deri në 10 milionë lekë nga bashkëpunimi me një shoqëri, si dhe për vlerën e pretenduar të përfituar nga shitja e lokalit të nënës. Sipas Kolegjit, edhe shuma 3.9 milionë lekë sipas kontratës së shitjes sw lokalit, nuk përmbush kushtet ligjore pasi nuk është deklaruar dhe nuk janë paguar detyrimet tatimore.

Për rrjedhojë, është konkluduar deklarim i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Për figurën, Kolegji vlerësoi se duhet lënë në fuqi konkluzioni i Komisionit, se është i besueshëm në këtë kriter, ndërsa për gjetjet në aspektin profesional u tha se subjekti gjendet në kushtet e cenimit të besimit të publikut lidhur me problemet e konstatuara në një çështje.

Në përfundim, KPA vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Arben Dosti, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë./BIRN

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI