Flash

Sveçla: Serbia paguan individë për akte terroriste!

Lapsi.al 13 February 2025
Sveçla: Serbia paguan individë për akte terroriste!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, me ftesë të ministrit Federal të Financave të Gjermanisë.

Sveçla njoftoi në rrjetin social Facebook se ishte folës në ministerialin e katërt me temën “Financimi i terrorizmit si kërcënim global i sigurisë”, ku theksoi angazhimet institucionale të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.

“Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, shkruan Sveçla.

Më tej, ai tha se shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e plotë me shtetet aleate në këtë betejë, të cilën e quajti të përbashkët dhe e cila përbën rrezik global

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI