Flash

Angelina Jolie flet për raportin me ish bashkëshortin

Lapsi.al 6 February 2025
Angelina Jolie flet për raportin me ish bashkëshortin

Angelina Jolie mban një marrëdhënie "të mrekullueshme" me ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller mbi 25 vjet pas ndarjes së tyre.

Të mërkurën, më 5 shkurt, aktorja, 49 vjeçe, mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Santa Barbara në Santa Barbara, Kaliforni, për një bisedë rreth jetës dhe karrierës së saj teksa mori çmimin Maltin Modern Master.

Gjatë një pyetje dhe përgjigje me kritikun Leonard Maltin, Jolie  iu shfaq një klip nga filmat e saj të kaluar, duke përfshirë filmin e vitit 1995 Hackers, në të cilin ajo luajti me Millerin, me të cilin u martua më vonë në 1996.

"Po, është Jonny. Sapo fola me të. Më pëlqen kjo - mund të shoh ish-burrin tim me 2000 njerëz", u shpreh ajo. "E mahnitshme. Është shumë bukur ta shohësh. Në fakt, është qesharake, por unë nuk i shikoj vërtet filmat e m. Por kam një marrëdhënie të mrekullueshme me Jonny. Të dy  kemi djem në të njëjtën moshë dhe jam shumë e lumtur."

Pas martesës me Jolie, Miller ishte i martuar me aktoren Michele Hicks midis 2008 dhe 2016; ata kanë djalin Buster, të cilin e mirëpritën në dhjetor 2008.

Jolie u pa duke vizituar apartamentin e aktorit gjatë një udhëtimi që ajo shkoi në New York City me gjashtë fëmijët e saj në qershor 2021. Një burim tregoi në atë kohë se djali i Millerit, Buster dhe djali i Jolie, Knox, tani 16 vjeç, janë miq dhe ishin bashkë në të njëjtën natë që Jolie u pa në shtëpinë e tij.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI