Flash

Zbulohet data e gjyqit e Justin Baldoni dhe Blake Lively

Lapsi.al 28 January 2025
Zbulohet data e gjyqit e Justin Baldoni dhe Blake Lively

Një gjykatëse e Nju Jorkut caktoi datën e gjyqit të marsit 2026 të hënën dhe e zhvendosi konferencën fillestare nga mesi i shkurtit në javën e ardhshme, ndërsa grindjet publike mes Blake Lively  dhe regjisorit të saj "It Ends With Us", Justin Baldoni, vazhdojnë të rriten.

Gjykatësi federal i Nju Jorkut, Lewis J. Liman, u tha të dyja palëve me një urdhër të hënën vonë që të përgatiteshin për një gjyq më 9 mars 2026.

 

Ai gjithashtu zhvendosi një konferencë fillestare nga mesi i shkurtit në javën e ardhshme dhe u tha avokatëve që të ishin të përgatitur për të adresuar ankesat për publicitetin para gjykimit dhe sjelljen e avokatit.

Liman ndërmori veprimet pasi avokatët e Lively pretenduan në një dosje të hënën se një avokat i Baldonit po përpiqej të ndikonte në anëtarët e mundshëm të jurisë mbi paditë që aktorët kanë ngritur kundër njëri-tjetrit.

Avokatët thanë se avokati i Baldonit po përpiqej të shkatërronte karrierën e Lively dhe të kthente jurinë  kundër saj duke krijuar një faqe interneti për të publikuar dokumente të zgjedhura dhe komunikime midis Lively dhe Baldonit.

Avokatët thanë se avokati Bryan Freedman, që përfaqëson Baldonin, "po angazhohej në këtë fushatë jashtëgjyqësore për të ndikuar në këto procese  dhe tashmë ekziston një rrezik serioz që sjellja e tij e keqe të ndikojnë në grupin e jurisë".

Ata shtuan: "Rrjedha e pafund e deklaratave shpifëse dhe jashtëgjyqësore mediatike duhet të marrë fund."

Lively paditi Baldonin, kompaninë e tij të prodhimit dhe të tjerë në Nju Jork në fund të dhjetorit për ngacmim seksual dhe sulme ndaj reputacionit të saj dhe kërkoi dëme të paspecifikuara. Justin paditi në fillim të këtij muaji, duke akuzuar Blake dhe bashkëshortin e saj, aktorin e "Deadpool", Ryan Reynolds, për shpifje dhe zhvatje dhe duke kërkuar të paktën 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së DJ Unk

Reperi DJ Unk, i njohur më së shumti për hitet e tij "Walk It Out" dhe "2 Step", u nda nga jeta pasi pësoi një atak në zemër, ka zbuluar gruaja e tij. Muzika...

16:30

Ndahet nga jeta reperi DJ Unk

Reperi DJ Unk, i cili është më i njohur për këngën e tij hit të vitit 2006 "Walk It Out", ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, njoftoi të premten gruaja e tij...

15:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI