Flash

Billie Eilish thyen rekord në Spotify

Lapsi.al 5 January 2025
Billie Eilish thyen rekord në Spotify

Billie Eilish e nisi Vitin e Ri me një tjetër moment historik, pasi "Birds of a Feather" u bë kënga më e transmetuar në Spotify në 2024.

Kënga, e përfshirë në albumin e saj të tretë "Hit Me Hard and Soft", zuri fronin e transmetimit me 1,775,172,881 dëgjime në 2024.

Ajo sapo kaloi "Espresso" të Sabrina Carpenter me afro 650,000 transmetime.

"Birds of a Feather" ishte një tjetër hit për Eilish pas publikimit të tij majin e kaluar. Kënga, e cila arriti në vendin e dytë në Billboard Hot 100, do të konkurrojë në shumë kategori në çmimet Grammy muajin e ardhshëm, duke përfshirë këngën e vitit, rekordin e vitit dhe performancën më të mirë solo pop.

Pas publikimit të "Hit Me Hard and Soft", ajo kaloi pjesën më të mirë të vjeshtës në turneun e saj kryesor. Artistja ka performuar tashmë në disa qytete të SHBA dhe Kanadasë. Në shkurt, ajo do të jetë në Australi, dhe gjatë këtij viti turneu evropian do të fillojë më 23 prill në Stokholm.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori Jeff Baena

Regjisori Jeff Baena, bashkëshorti i aktores  Aubrey Plaza, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Trupi i tij u gjet nga një asistent në shtëpinë e tij ...

15:15

Ndahet nga jeta aktori i "Ace Ventura

Aktori John Capodice, i njohur më së shumti për rolet e tij në "Ace Ventura" dhe "Seinfeld", ka nderruar jete  në moshën 83-vjeçare. Vdekja e aktorit u zbulu...

19:29

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI