Flash

Kurti për sulmin në Ibër-Lepenc: U gjetën emblema të grupeve terrοriste serbo-ruse

Lapsi.al 7 December 2024
Kurti për sulmin në Ibër-Lepenc: U gjetën emblema të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas sulmit terrorist të 29 nëntorit, në kanalin e Ibër-Lepencit janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme. Kurti tha se janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.

“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, shkroi Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që sipas tij, rrezikojnë sigurnië e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI