Flash

Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e νriste, në pranga 65-vjeçari

Lapsi.al 7 December 2024
Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e νriste, në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 65-vjeçar, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur atë se do ta vriste. Gjatë kontrollit në banesën e 65-vjeçarit u gjet thikë, kallashnikov, 4 krëhra dhe municion.

65-vjeçari akuzohet për “dhunë në familje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Prevention", për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 parandalohet një ngjarje kriminale në një familje.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë se do ta vriste. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Tomi Kristo", një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi i shtetasit Sh. V., 65 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Tomi Kristo", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.

Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI