Flash

Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për pastrim parash, sekuestrohen 4 milionë euro

Lapsi.al 7 December 2024
Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për pastrim parash, sekuestrohen

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane në Torinë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi 2-vjeçar. Policia e Torinos në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë finalizuar një operacioni, ku janë arrestuar dy shqiptarë. Ata akuzohen për veprat pastrim parash, të fituara në mënyrë të paligjshme përmes tregtisë online.

Hetimet e koordinuara nga Eurojust dhe SPAK kanë zbuluar një skemë të sofistikuar. Shumat e paligjshme janë pastruar përmes kriptomonedhave dhe përdorimit të kompanive guaskë, duke fshehur origjinën e fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit, janë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën e 4 milionë eurove, që dyshohen se janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dyshuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI