Flash

Shisnin kanαbis në Durrës arrestohet 24-vjeçari, nën hetim shoku

Lapsi.al 7 December 2024
Shisnin kanαbis në Durrës arrestohet 24-vjeçari, nën

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza. Policia njofton se ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet shoku i tij 20-vjeçar. Gjatë operacionit është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar kanabis.

Njoftimi:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në  inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar " Sixteen",  arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës. Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me  lëndë të  dyshuar narkotike kanabis  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI