Flash

Rihapja legjendare e Notre Dame bashkon liderët botërorë

Lapsi.al 7 December 2024
Rihapja legjendare e Notre Dame bashkon liderët botërorë

Katedralja ikonë e Notre Dame e Francës do të rihapë zyrtarisht dyert e saj të shtunën për herë të parë që kur një zjarr shkatërrues pothuajse shkatërroi monumentin 861-vjeçar në 2019. Restaurimi, një arritje në vetëm pesë vjet për një strukturë që iu deshën gati dy shekuj për t'u ndërtuar, shihet si një moment triumfi për presidentin francez Emmanuel Macron. Shumë udhëheqës botërorë, personalitete dhe adhurues do të mblidhen në mbrëmje për të shënuar këtë moment të rrallë uniteti në sfondin e ndarjeve dhe konflikteve globale.

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump, zonja e parë e Amerikës Jill Biden, Princi William i Britanisë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, do të jenë sot në Paris. Në ceremoninë e rihapjes së dyerve të Notre Dame do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ndër liderët evropianë që kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre janë: Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti polak Andrej Duda, presidenti kroat Zoran Milanoviç, presidenti bullgar Rumen Radev, presidenti estonez Alar Karis, presidenti finlandez Alexander Stubb, presidenti lituanez Gitanas Nauseda dhe presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou.

Në listë përfshihen edhe emrat e kryeministrit armen Nikol Pashinyan, presidentes gjeorgjiane Salome Zurabishvili, kryeministrit serb Milos Vuçeviç dhe kryeministrit holandez Dick Schoof. Bëhet me dije se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk do të marrë pjesë.

Në ceremoni nuk do të mungojnë as pjesëtarët e familjeve të ndryshme mbretërore evropiane. Prezent do jenë çifti mbretëror belg, Philippe dhe Mathilde, dhe Princi Albert i Monakos. Pjesëmarrës pritet të jenë edhe siaa liderë të shteteve afrikane: Presidenti kongolez Denis Sassou Nguesso, Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos Félix Tshisekedi, Brice Oligarchy Ngouma i Gabonit dhe Faure Gnassingbé i Togos. Afro 170 peshkopë nga Franca dhe jashtë vendit do të marrin pjesë, së bashku me priftërinjtë nga të 113 famullitë e dioqezës së Parisit.

Në vend që të nisej nga oborri i katedrales siç ishte planifikuar fillimisht dhe për shkak të erërave të forta që parashikoheshin të shtunën në mbrëmje në Paris, pallati presidencial francez dhe dioqeza e Parisit thanë të premten se e gjithë ceremonia e hapjes do të mbahet brenda Notre Dame.

Ndërkohë siguria do të jetë e rreptë gjatë gjithë fundjavës, duke i bërë jehonë masave të marra gjatë Olimpiadës së Parisit në fillim të këtij viti. Île de la Cité - ishulli i vogël në lumin Seine që është shtëpia e Notre Dame, do të jetë e mbyllur për turistët dhe jorezidentët, me akses të kufizuar për të ftuarit dhe ata që jetojnë në ishull. Zonat e shikimit publik përgjatë bregut jugor të Seine do të strehojnë 40,000 spektatorë, të cilët mund të ndjekin festimet në ekrane të mëdha.

Për shumë njerëz, rilindja e Notre Dame nuk është vetëm një arritje franceze, por një arritje globale, pas rihapjes, katedralja do të mirëpresë 15 milionë vizitorë në vit, nga 12 milionë para zjarrit. Pas zjarrit të vitit 2019, gati 1 miliard dollarë donacione u derdhën shpejt nga e gjithë bota, duke dëshmuar për apelin universal të Notre Dame.

Të këshilluara

Notre Dame rikthehet në normalitet

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv që shkatërroi majën dhe çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë t...

07:57

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI