Biznesmeni Eduart Reci, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Elbasanit, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Reçi, 52 vjeç, ra pre e një atentati me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Ai u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës në rrethana ende të paqarta.
Reçiu dërgua tek spitali i Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke luftuar për jetën. Ai njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.