Flash

Debatet te Shëndetësia, Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku

Lapsi.al 13 November 2024
Debatet te Shëndetësia, Vokshi: Vrasje në masë po bëni

Edhe pas rinisjes kanë vijuar debatet me tone të ashpra në Komisionin hetimor për Shëndetësinë. Deputetja Ilda Dhori nxori një foto të kryeministrit Edi Rama me biznesmenen Vilma Nushin, duke kërkuar që të dy të paraqiten për të dëshmuar.

Më pas debati vijoi me kryetaren Albana Vokshi dhe zv. kryetarin Plarent Ndreca për marrjen e fjalës teksa ky i fundit u ngrit nga vendi. Agravimi i toneve bëri që Vokshi të jepte 5 minuta pushim në mbledhje.

Pjesë nga debati në Komision:

Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.

Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton.

Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.

Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin.

Dhori: Jam duke folur.

Ndreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.

Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.

Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje.

Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku. Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI