Flash

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja publikon listën me 941 Qendra të Votimit

Lapsi.al 13 November 2024
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja publikon listën me 941 Qendra të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar listën me 941 qendra të votimit për Zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

KQZ shton se deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për listën e Qendrave të Votimit, të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025, për procesin e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI