Flash

Transportonte fidanë kànabisi, arrestohet 24-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorët e tij në Shkodër

Lapsi.al 10 May 2024
Transportonte fidanë kànabisi, arrestohet 24-vjeçari dhe 3

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi u kap duke transportuar në fugon rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi. Po ashtu në pranga kanë rënë 3 bashkëpunëtorët e tij, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni.

"Vijon me intensitet plani operacional policor, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ngarkesa”.

Transportonte me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, 24-vjeçari.

Në pranga dhe 3 bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni. Asgjësohen kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe sekuestrohen 2 automjetet tipe “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit 24 vjeç dhe 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit 21 vjeç dhe 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 100.3 lekë dhe do shitet me 100.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94...

08:21

Parashikimi i motit: Reshje shiu dhe breshër

Këtë të premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parshikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të c...

07:41

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI