Flash

Drejtonte makinën pa leje dhe shkaktoi aksident, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan, procedohen dy të tjerë

Lapsi.al 3 May 2024
Drejtonte makinën pa leje dhe shkaktoi aksident, arrestohet

Policia rrugore e Elbasanit ka vënë në pranga një 18-vjeçar banues në Peqin, pasi për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit që e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet dhe më pas ka përplasur tre makina të parkuara. Për pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjetin.

Ndërkohë një 39-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë proceduar penalisht, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Gjithashtu në gjendje të lirë ka nisur procedimi edhe për dy shtetas të tjerë, një 35-vjeçar dhe një 43-vjeçar, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI