Flash

DW: Rama dhe zv.Kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh

Lapsi.al 3 May 2024
DW: Rama dhe zv.Kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me Zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck, do të jenë oratorët kryesorë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karlit të Madh për vitin 2024. Ky event prestigjioz do të mbahet më 9 Maj në Sallën e Kurorëzimit të Ndërtesës së Bashkisë së Aachenit.

Që nga viti 1950, Çmimi i Karlit të Madh ka nderuar individë dhe institucione që kanë kontribuar në bashkimin dhe përparimin e Evropës. Ndër fituesit e mëparshëm janë figura të tilla si presidenti ukrainas, Volodimir Zelesnki, presidenti francez, Emmanuel Macron apo Papa Françesk.

Këtë vit, çmimi i jepet kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.

Oliver Rolofs, zëdhënës i eventit, i tha DW-së se „Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama thekson përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për integrimin evropian." /DW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI