Flash

Protestuan para Bashkisë/ 3 persona vendosen në hetim, tre të tjerë në kërkim

Lapsi.al 1 May 2024
Protestuan para Bashkisë/ 3 persona vendosen në hetim, tre të

Pas revoltës qytetare të ditës së djeshme para Bashkisë së Tiranës, policia ka proceduar penalisht tri persona. Blutë e kryeqytetit kanë njoftuar gjithashtu se kanë shpallur në kërkim edhe tre individë të tjerë pas tubimit. Mësohet se K.K., 27 vjeç, S.G., 40 vjeç, dhe A.Q., 63 vjeç, janë në procedim për veprat penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.

"Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç, dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot me kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të ma...

07:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI