Flash

H5N1/ OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë bagëtitë në vende të tjera

Lapsi.al 1 May 2024
H5N1/ OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë

Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë. Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas.

“Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë Wenqing Zhang, e cila drejton programin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Virusi H5N1 është i përhapur në mesin e shpendëve të egër në Shtetet e Bashkuara dhe në disa raste është përhapur edhe tek pulat dhe macet, por deri tani në raste të rralla tek lopët. Zhang tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara e konsideron të ulët rrezikun që paraqet virusi tek shëndeti publik, por bëri thirrje për kujdes, sidomos për punonjësit e fermave. Ndërsa mendohet se virusi mund të mos përhapet përmes qumështit, zonja Zhang përsëriti këshillat e OBSH-së për konsumuar vetëm qumësht të valuar.

I pyetur për të vlerësuar transparencën amerikane për infektimin e fermave të lopëve, zonja Zhang tha se agjencia ishte informuar rregullisht ndërsa vlerësoi vendimin për të ndarë menjëherë sekuencën gjenetike të virusit./ VOA

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot me kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të ma...

07:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI