Flash

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset 34-vjeçari, arrestohet autori

Lapsi.al 30 April 2024
Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset 34-vjeçari,

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin 32-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Kadri Roshi", kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet 101.2 lekë, ndërsa dollari amerikan do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet me 94...

08:21

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI