Flash

Heqja e dinarit, raund i ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Lapsi.al 4 April 2024
Heqja e dinarit, raund i ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë në

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë sot raundin tjetër të takimit në Bruksel, pas tensioneve për heqjen e pagesave me dinar serb.

Takimi i sotëm do të jetë i dyti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, ndërsa i treti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

Bashkimi Europian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që palët të arrijnë një dakordësi për këtë çështje. Ndalimi i pagesave me dinar në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Në takimet e deritanishme, sipas BE-së, palët kanë paraqitur propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje praktike dhe afatshkurtër për qytetarët serbë në Kosovë që paguhen në dinarë nga Serbia. Por, ka pasur dallime mes palëve, prandaj edhe është thirrur edhe ky takim që zhvillohet sot, e enjte, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje./REL

Të këshilluara

Sulmohen fizikisht dy gazetare në Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik ndaj dy gazetareve të një portali lokal në Prishtinë të mërkurën, duke e...

09:16

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI