Flash

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 2 April 2024
Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm. Më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C min dhe deri në 25°C maksimumi në rang vendi. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit, por pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë republikën e Kosovë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur nga 3°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat jugore – jugperëndimore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat verilindore të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24 – orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Do të mbetet Europa jugore nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura të larta ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Gjithashtu me kthjellime, vranësira të lehta si edhe temperatura relativisht të larta do të jetë Europa qendrore, ndërsa nën ndikimin e vranësirave të shpeshta vijojnë ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik duke gjeneruar herë pas here; rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Europa veriore dhe ajo lindore mbeten nën mbizotërimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara përgjatë gjithë 24-orëshit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI