Flash

Kendall Jenner dhe Devin Booker rikthehen së bashku

Lapsi.al 28 February 2024
Kendall Jenner dhe Devin Booker rikthehen së bashku

Një romancë duket se po lulëzon sërish mes Kendall Jenner dhe Devin Booker.

Dy muaj pasi modelja, u nda nga Bad Bunny një burim i ka treguar PEOPLE se ajo dhe Booker, "definitivisht po ritakohen por po i marrin gjërat avash".

Dyshja ishin në lidhje për dy vjet përpara se të ndaheshin në heshtje në nëntor 2022. Një burim i tha PEOPLE në atë kohë se ata "kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën", por kishin vendosur të fokusoheshin në karrierën e tyre.

“Të dy kanë shumë angazhime për momentin me karrierën e tyre dhe kanë vendosur ta bëjnë atë një prioritet,” shtoi burimi për themeluesen e tekilës 818 dhe atletin.

Gjatë lidhjes dyvjeçare , ata e mbajtën dashurinë e tyre kryesisht jashtë medias, megjithëse herë pas here zbulonin detaje për fansat e tyre. Një vit në lidhjen e tyre – të cilën të dy e shënuan me homazhe delikate për njëri-tjetrin në mediat sociale – një burim tha për PEOPLE që Jenner ishte “e çmendur pas” Booker.

“Ajo nuk është dukur kurrë më e lumtur. E gjithë familja e saj e do gjithashtu Devinin”, tha burimi i brendshëm, duke e quajtur basketbollistin “një djalë kaq i lezetshëm”. Çifti "kaloi gjithë verën së bashku" dhe gjërat "u bënë serioze shpejt", shtoi burimi. “Ata janë ende të rinj, por janë një çift i mrekullueshëm”./Lapsi.al

Të këshilluara

Miranda Kerr, nënë për herë të katërt

Miranda Kerr është bërë nënë për të katërtën herë. Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, d...

20:04

Ryan Gosling pjesë e Oscars 2024

Ryan Gosling do të performojë këngën e Barbie të nominuar për Oscar "I'm Just Ken" në ceremoninë e ardhshme të 96-të të Academy Awards të dielën, më 10 mars, ra...

14:53

Zbulohen prezantuesit e Oscars 2024

Është shpallur raundi i parë i prezantuesve për çmimet e ardhshme të 96-të të Academy Awards! Të hënën, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ndau disa n...

14:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI