Flash

Shakira publikon albumin e parë pas 7 vitesh

Lapsi.al 16 February 2024
Shakira publikon albumin e parë pas 7 vitesh

Shakira njoftoi së fundmi se do të publikojë albumin e saj të 12-të në studio, Las Mujeres Ya No Lloran (Femrat nuk qajnë më), më 22 mars. Ky do të shënojë publikimin e albumit të saj të parë në shtatë vjet.

Sipas një njoftimi për shtyp, albumi është një testament për "rezistencën dhe forcën e Shakira-s dhe fuqinë e muzikës për të transformuar edhe përvojat më të vështira në momente të çmuara".

"Bërja e këtij albumi ka qenë një proces alkimik. Gjatë shkrimit të çdo kënge po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u shndërruan në diamante dhe dobësia ime në forcë," tha këngëtarja e "Hips Don't Lie" në një deklaratë.

Albumi me 16 këngë do të përmbajë tetë këngë të padëgjuara më parë, një remix dhe shtatë këngë të lëshuara më parë si "Music Sessions Vol. 53” me Bizarrap, “TQG” me Karol G, “Te Felicito” me Rauw Alejandro dhe “Copa Vacía” me Manuel Turizo.

Në shtator, Shakira u nderua me çmimin e lakmuar të  MTV Video Music Awards, i cili njeh arritjen e jetës së një artisti.Këngëtarja e "Waka Waka" bëri një rikthimnë muzikë pas ndarjes së saj nga partneri shumëvjeçar Gerard Piqué në qershor 2022.

Ajo iu referua ndryshimeve në jetën e saj ndërsa pranoi çmimin "Gruaja e Vitit" nga Billboard në gala inauguruese Latine Women in Music në maj. “Ky ka qenë një vit ndryshimesh sizmike në jetën time, ku kam ndjerë më shumë se kurrë – dhe shumë personalisht – çfarë është të jesh grua”, tha ajo teksa merrte çmimin./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI