Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Mbreti Charles shfaqet në publik pas diagnozës me kancer

Lapsi.al 13 February 2024
Mbreti Charles shfaqet në publik pas diagnozës me kancer

Mbreti Charles buzëqeshi teksa kthehej në Londër me mbretëreshën Camilla për t'iu nënshtruar  trajtimit të kancerit.

Monarku, 75 vjeç, zbuloi diagnozën e tij të kancerit më 5 shkurt dhe që atëherë ka filluar trajtimin.

Charles u pa teksa mbërrinte në Londër me helikopter të martën në mëngjes, pasi kaloi pjesën më të mirë të një jave në rezidencën e tij mbretërore në Sandringham. Më pas çifti u dërgua në Clarence House.

Mbreti pritet të zhvillojë takime ballë për ballë në cilësinë zyrtare këtë javë, pavarësisht se po i nënshtrohet trajtimit. Ai do të kalojë një ditë në Londër përpara se të kthehet në Sandringham.

Të shtunën, monarku theu heshtjen e tij për diagnozën tronditëse, duke falënderuar publikun për mbështetjen që ka marrë që kur lajmi doli në dritë.Çarlsi tha se mendime të tilla janë «ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh».

 "Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë në botë," tha ai në një deklaratë.

“Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.”

Pallati zbuloi diagnozën e Charles pasi ai iu nënshtrua një procedure për një prostatë të zgjeruar. Atje, mjekët zbuluan "një çështje të veçantë shqetësuese" që kërkon trajtim.

"Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese," thuhej në deklaratën e 5 shkurtit.

"Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri." Buckingham Palace më vonë sqaroi se kanceri nuk ishte kancer i prostatës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI