Flash

Sofía Vergara dhe Joe Manganiello ndahen zyrtarisht

Lapsi.al 11 February 2024
Sofía Vergara dhe Joe Manganiello ndahen zyrtarisht

Sofía Vergara dhe Joe Manganiello janë divorcuar zyrtarisht. Gjashtë muaj pasi dyshja njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë për Page Six, ata e zgjidhën divorcin në mënyrë miqësore dhe në përputhje me kontratën e tyre paramartesore, raportoi TMZ të premten.

Kontrata e tyre thuhet se i lejoi secilës palë të mbante asetet që grumbulluan individualisht gjatëbashkimit të tyre shtatëvjeçar. Dokumentet e gjykatës të marra nga media zbuluan se çifti hoqi dorë nga mbështetja bashkëshortore.

Nuk kishte asnjë mbështetje për fëmijët në rastin e tyre, pasi ata kurrë nuk kishin fëmijë - kjo është arsyeja që çifti vendosi të ndahej.

“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër,” tha alumi i “Modern Family”,për El País muajin e kaluar, . “Kam pasur një djalë në moshën 19-vjeçare, i cili tani është 32 vjeç, dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, shtoi ajo.

Vergara dhe Manganiello me sa duket kanë vazhduar pas ndarjes së tyre.

Aktorja e nominuar për Emmy ka kaluar kohë me kirurgun ortoped Justin Saliman. Ata u lidhën për herë të parë në tetor 2023. Ndërkohë, aktori i "True Blood" u pa publikisht me reporteren televizive Caitlin O'Connor duke filluar nga shtatori 2023.

 

 

Të këshilluara

Lana Del Rey reagon ndaj aludimeve pas Grammy

Lana Del Rey komentoi së fundmi aludimet e internetit se ishte e mërzitur që nuk fitoi çmimin për “Albumin më të mirë". Lana u shpreh në Instagram: “Vërtet e...

19:35

Dwayne Johnson konfirmon vazhdimin e Moana

Dwayne Johnson ka zbuluar disa detaje për vazhdimin e filmit të animuar Moana . Nischelle Turner i ET foli me aktorin gjatë ngjarjes WWE WrestleMania 40 Kick...

15:39

Drake reagon pas videos së tij virale +18

lo Drake u tall me videon e tij të supozuar virale gjatë një koncerti të mërkurën mbrëma. Menjëherë pasi ai doli në skenë në Bridgestone Arena në Nashville, Te...

14:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI