Flash

Jul Deda shpërthen ndaj Elsa Lilës: As armikut nuk ia uroj të punojë me të

Lapsi.al 24 December 2023
Jul Deda shpërthen ndaj Elsa Lilës: As armikut nuk ia uroj të

Ndërsa përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, ishte Besa Kokëdhima ajo që preu biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.

Menjëherë paas shpalljes së fituesit, gazetarja, Kozeta Kurti publikoi një postim në rrjetet sociale në të cilin u shpreh se Elsa mori atë çka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.

Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën:

“Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale” . Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?

Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!

Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…”/Lapsi.al

Të këshilluara

Vin Diesel akuzohet për sulm se*sual

Ish-asistentja e Vin Diesel, Asta Jonasson, ka ngritur një padi se*suale kundër aktorit të "Fast and the Furious" për një incident të dyshuar që ndodhi në hotel...

15:02

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI