Flash

2 Chainz reagon pas aksidentit me makinë

Lapsi.al 12 December 2023
2 Chainz reagon pas aksidentit me makinë

Reperi 2 Chainz ka zbuluar detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore pas aksidentit me makinë.

Të hënën në mbrëmje, muzikanti, emri i vërtetë Tauheed K. Epps, hyri në Instagram për të përditësuar fansat e tij dhe i siguroi se është mirë. Babai i tre fëmijëve ishte në Interstate 95 kur automjeti i tij u godit nga pas, duke rezultuar në dërgimin e tij në spital me "lëndime në qafë dhe ndoshta lëndime të tjera". Përplasja është cilësuar si “intensive”.

Në momentin e përplasjes, 2 Chainz postoi në Story-n e tij në Instagram, duke ndarë pamjet e tij të ulur në pjesën e pasme të një ambulance. Në foto mund të shihej edhe një makinë e zezë, me dëmtime të mëdha në anën e shoferit. Sipas TMZ, ai u ekzaminua nga mjekët dhe u lirua nga spitali disa orë pas incidentit.

Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë së Autostradave dhe Automjeteve në Florida tha për The Mirror: "Ne mund të konfirmojmë se ka pasur një aksident me tre automjete që ndodhi pranë kryqëzimit të SR 112-WB dhe NW 22nd Ave në Miami. Automjetet e përfshira ishin një Mercedes i vitit 2016, Nissan 2013 dhe një Toyota e vitit 2010. Nuk pati viktima dhe një person u transportua në një spital të zonës."/Lapsi.al

Të këshilluara

Amanda Bynes pranon operacionin plastik

Amanda Bynes zbuloi se ka bërë një operacion estetik në qepallat e saj. "Kështu që pashë disa histori në internet që thonë se kam një pamje të re dhe nuk kam...

17:10

Ciara, nënë për herë të katërt

Ciara njoftoi të hënën se solli në jetë fëmijën e tretë të saj dhe Russell Wilson, një vajzë të quajtur Amora Princess Wilson. Ajo postoi një foto të foshnjë...

15:35

Adam Driver bëhet baba për herë të dytë

Adam Driver dhe gruaja e tij, Joanne Tucker, mirëpritën fshehurazi një vajzë këtë vit,sipas Page Six. Mësohet se aktori njoftoi ardhjen e fëmijës së dytë të çi...

14:37

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI