Flash

Zac Efron nderohet me një yll në Walk of Fame

Lapsi.al 12 December 2023
Zac Efron nderohet me një yll në Walk of Fame

Zac Efron mori së fundmi yllin e tij në Hollywood Walk of Fame. Gjatë fjalimit, aktori  kujtoi kolegun e tij të ndjerë në 17 Again, Matthew Perry.

"Unë gjithashtu dua të përmend dikë që nuk është këtu sot dhe ky është Matthew Perry, i cili ishte aq i sjellshëm dhe bujar me mua ndërsa punuam në 17 Again," tha Efron. "Bashkëpunimi me të dhe Burr Steers ishte shumë argëtues dhe me të vërtetë më shtyu dhe më motivoi. Në shumë mënyra, me të vërtetë më shtyu në atë kapitull tjetër të karrierës sime dhe për këtë, faleminderit shumë, Matthew.."

Perry u nda nga jeta më 28 tetor. Ai ishte 54 vjeç. Dyshja luajtën së bashku në komedinë e vitit 2009, në të cilën Efron luajti një version adoleshent të personazhit të Perry. Para vdeekjes së tij, aktori i ndjerë i Friends tha se do të dëshironte që Efron të luante atë në një film biografik.

Të pranishëm në ceremoni dhe  për të mbështetur Efron në ditën e tij të madhe ishin bashkë-ylli i tij i Iron Claw, Jeremy Allen White, regjisori i filmit, Sean Durkin, Kevin Von Erich, të cilin ai luan në film dhe BFF e tij, Miles Teller. Në audiencë ishte gjithashtu Kenny Ortega, i cili drejtoi ekskluzivitetin e High School Musical./Lapsi.al

Të këshilluara

Adam Driver bëhet baba për herë të dytë

Adam Driver dhe gruaja e tij, Joanne Tucker, mirëpritën fshehurazi një vajzë këtë vit,sipas Page Six. Mësohet se aktori njoftoi ardhjen e fëmijës së dytë të çi...

14:37

Lista e të nominuarve të Golden Globes 2024

Shoqata e shtypit të huaj të Hollivudit ka shpallur të nominuarit për çmimet e 81-të Golden Globe. Të hënën, pesë të nominuarit për të gjitha 29 kategoritë u pr...

15:10

Cardi B konfirmon ndarjen nga Offset

Cardi B konfirmoi se ajo dhe Offset janë ndarë pas akuzave për tradhëti. Reperja "WAP" u shfaq në Instagram të dielën vonë dhe pranoi se nuk "mendon" se burr...

14:53

Diplo paditet për sulm

Një grua ka bërë kallëzim në polici kundër Diplos, duke pretenduar edhe një herë se ai ka shpërndarë foto të saj nud0. Gruaja, e identifikuar si Shelly Augus...

19:57

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI