Flash

Samanta Karavella zbulon arsyen pse u tërhoq nga "Festivali i Këngës"

Lapsi.al 3 December 2023
Samanta Karavella zbulon arsyen pse u tërhoq nga "Festivali i

Samanta Karavella ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës” . Gjatë një interviste për “Më lër të flas”, këngëtarja tregoi se vendosi të mos konkuronte pasi organizatorët nuk e lejuan të performonte pa koreografi.

“E vërteta është që kënga që unë kisha zgjedhur ishte një këngë shumë ritmike dhe nuk m’u lejua performanca. Një këngë ritmike unë nuk mund ta këndoja pa performancë. Këto ishin rregullat këtë vit,” u shpreh Karavella.

Pas Samantës, edhe Kejsi Tola u tërhoq nga gara. Vendimi i këngëtareve nxiti aludime në rrjet dhe lidhej me mendimin se Elsa Lila është shpallur paraprakisht si fituese. “ Këto janë spekulime, mediat e flasin gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një artist me emër mund të ishte edhe emri im. Nuk di asgjë rreth kësaj, uroj që të jetë zgjedhja e publikut,” shtoi artistja.

Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024./Lapsi.al

Të këshilluara

Vanessa Hudgens martohet me Cole Tucker

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker janë martuar në Meksikë, konfirmojnë burimet për PEOPLE. Gjatë fundjavës, në X (ish-Twitter) u shfaq një foto e Hudgens duke ...

16:43

Dua Lipa i jep fund lidhjes me Romain Gavras

Dua Lipa thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras. Dua konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, i cili është ish-i i Rita Orës, në ma...

10:21

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI