Flash

Billie Eilish flet për orientimin e saj se*sual

Lapsi.al 3 December 2023
Billie Eilish flet për orientimin e saj se*sual

Billie Eilish ka reaguar ndaj  një intervise të fundit që ajo bëri e cila u perceptua nga fansat si zbulimi i orientimit të saj se*sual.

“Mendoja se ishte e qartë që po flisja për orientimin tim se*sual” këngëtarja i tha Variety në tapetin e kuq. “Nuk e kuptova që njerëzit nuk e dinin".

Në një profil të Nëntor Variety, 21-vjeçarja tregoi: “Jam e tërhequr fizikisht nga gratë. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga bukuria dhe prania e tyre.”

Më pas, ajo shtjelloi komentet e saj në tapetin e kuq, teksa bënte shaka: “Unë kam ende frikë nga femrat, por mendoj se ato janë të bukura”. “Është emocionuese për mua, sepse mendoj se njerëzit nuk e dinin, kështu që është mirë që ata e dinë”, u shpreh Billie duke konfirmuar gjithashtu, “Unë i pëlqej vajzat”.

Eilish ka dalë me disa njerëz të ndryshëm gjatë viteve, duke përfshirë reperin Brandon Adams. Romanca e tyre u shfaq në dokumentarin "Billie Eilish: The World's a Little Blurry", i cili u publikua në shkurt 2021.

Në të njëjtin dokumentar, ajo foli për ndarjen e tyre duke thënë se "thjesht nuk ishte e lumtur" gjatë lidhjes me të. Eilish më tej i tha People në atë kohë, “Unë nuk doja të njëjtat gjëra që ai donte dhe nuk mendoj se kjo është e drejtë për të."

Artistja  më vonë u takua me Jesse Rutherford. Dyshja, të cilët kishin një diferencë moshe 11-vjeçare, filluan të takoheshin në tetor 2022 dhe u ndanë në maj. Pas ndarjes së tyre, ajo u pa e afërt me aktoren e "Love, Victor", Ava Capri, e cila është queer, në një festë./Lapsi.al

Të këshilluara

Dua Lipa i jep fund lidhjes me Romain Gavras

Dua Lipa thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras. Dua konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, i cili është ish-i i Rita Orës, në ma...

10:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI