Flash

Amadea konfirmon ndarjen nga Harris: Jam përdorur

Lapsi.al 1 December 2023
Amadea konfirmon ndarjen nga Harris: Jam përdorur

Pas spekulimeve në media, Amadea ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga Haris. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, ajo ka shprehur se Haris e ka hequr nga miqtë dhe shton se ndihet e manipuluar prej tij.

“Përshëndetje të gjithë ju dashamirësit e mirë! Duke qenë se jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më keni ofruar, ndihem e detyruar t’ju informoj mbi situatën që ka ndodhur në ditët e sotme. Të dregohem e drejtë, dua të pranoj që unë nga portalet mora vesh fundin e raportit në Instagram me Haris dhe më pas, kur ai vetë më hoqi nga rrjetet sociale pa thënë asgjë.

Dua të theksoj se jam e habitur dita-ditës me veprimet që bëri djali në fjalë kundrejt meje. Pranoj krenare që ndjenjat e mia në atë program dashurie ishin shumë reale dhe ju e keni përqafuar se sa e vërtetë ka qenë çdo ndjesi kundrejt djalit dhe besova në atë magji, që kur dolëm nga aty ishte më shumë sesa e gënjeshtërt. Qëllimi i Haris ishte të ishte fituesi dhe unë jam manipuluar nga ai. Teksa ne dolëm në vendin e dytë, kuptova që unë gjatë gjithë kohës isha e përdorura. Më vjen keq Haris që ti, për objektivat e tua qenke gati t’i shesësh edhe shpirtin djallit. Veprimet e tua e treguan se çfarë fshihet pas atyre buzëqeshjeve dhe lotëve falsë.”, deklaroi Amadea.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI