Flash

Dua Lipa i jep fund lidhjes me Romain Gavras

Lapsi.al 3 December 2023
Dua Lipa i jep fund lidhjes me Romain Gavras

Dua Lipa thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras.

Dua konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, i cili është ish-i i Rita Orës, në mars, kur të dy u fotografuan duke shkuar në shtëpi së bashku nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent.

Megjithatë, dyshja tani thuhet se nuk janë më bashkë, sipas The Sun. Këngëtarja ka vendosur që dëshiron të përqendrohet vetëm në muzikë përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

Një burim i tha gazetës: “Dua dhe Romain janë ndarë pas një vere dashurie. Ajo ka shumë plane për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin." Para se të dilte me Romain, këngëtarja ishte në një lidhje me modelin, Anwar Hadid./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI