Flash

Fabrizio Corona kundër Ilary Biasi: Ajo e ka tradhëtuar Totti-n

Lapsi.al 28 November 2023
Fabrizio Corona kundër Ilary Biasi: Ajo e ka tradhëtuar Totti-n

Fabrizio Corona ka ndjekur me vëmendje historinë e ndarjes së Francesco Totti-t dhe Ilary Blasi-t dhe pretendon se prezantuesja nuk ka thënë të vërtetën, por ka dashur vetëm të sulmojë ish-bashkëshortin e saj.

Në Instagramin e tij, Corona  u shpreh se donte të rifreskonte kujtesën e përdoruesve të rrjeteve sociale duke përsëritur se gjithçka që pretendonte në të kaluarën, pra tradhtitë e supozuara nga ana e të dyve (kjo është arsyeja pse dyshja debatuan live për të Big Brother), u vërtetuan.

“Në këto njëzet vite lidhje, martesë, fëmijë, ka gjëra të ndryshme që nuk përmblidhen në këtë dokumentar ( Unica), e cila është pjesërisht e rreme. Totti e donte Ilary deri në vdekje dhe unë mendoj se ai ende e do atë, por ai e ka tradhëtuar gjithmonë atë", filloi Fabrizio.

"Ilary, pak nga pak, ra në dashuri me të  dhe u bë e famshme dhe filloi të punojë falë Francesco Tottit të cilit i detyrohet gjithçka. Duke iu detyruar gjithçka, ajo gjithmonë e falte dhe gjithmonë bënte sikur nuk dinte gjë . E dyta është se Ilary filloi të tradhtonte Tottin, kafeja nuk është vetëm kafe, dhe para saj ajo ka patur lidhje të tjera për të cilat do t'ju tregojmë.

Cili ishte problemi i vërtetë? Se Totti, duke pasur një konceptim patriarkal të marrëdhënies, sapo zbuloi tradhtinë e Ilary-t, nuk ishte më në gjendje ta pranonte atë. Ai pak nga pak shenjtëroi atë marrëdhënie që kishte filluar tashmë me Noemi Bocchi-n në gusht 2021. Pak nga pak vendosi ta zëvendësonte familjen e vjetër me familjen e re."

Më në fund, Fabrizio Corona përfundoi duke thënë: “Ilary, tashmë e pavarur, e cila kurrë nuk kishte ndjenja faji, mbeti për të parë fundin e martesës, duke studiuar kartat për t'u hakmarrë dhe për të filluar betejën e saj mediatike. Kjo histori është vërtet komplekse. Ne do t'jua tregojmë në faqen e Dillinger News dhe nga faqet e Instagramit tonë. Tani le të luajmë!"

Marrë nga: Leggo

Të këshilluara

Selena Gomez në një romancë dashurie?

Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth jetës dashurore të Selena Gomez . Një burim i tha ET se aktorja po bën takime -- por nuk është në një marrëdhënie. ...

17:51

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI