Flash

Margot Robbie kundër një vazhdimi të "Barbie"

Lapsi.al 27 November 2023
Margot Robbie kundër një vazhdimi të "Barbie"

Margot Robbie nuk mendon se do të ketë një vazhdim të  filmit të suksesshëm, "Barbie".

"Unë mendoj se kemi dhënë gjithçka në këtë," tha Robbie së fundmi për Associated Press kur u pyet për një vazhdim të mundshëm. "Ne nuk e bëmë atë për të qenë një trilogji apo diçka tjetër." “Greta Gerwig vendosi gjithçka në këtë film, kështu që nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ishte më pas,” shtoi ajo.

"Barbie", në të cilën luajnë aktorët si Ryan Gosling, Will Ferrell, Helen Mirren dhe America Ferrera, ndjek kukullën popullore Mattel (Robbie) ndërsa ajo detyrohet të udhëtojë në botën reale.

Projekti ka fituar më shumë se 1.4 miliardë dollarë nga shitjet globale të biletave dhe ka rrëzuar "Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2" si filmi më i madh i Warner Bros. "Potter" kishte mbajtur rekordin që kur u publikua në 2011. Që nga publikimi i tij në korrik, filmi ka nxitur kompanitë të publikojnë artikuj me temë "Barbie" dhe ka frymëzuar disa tendenca të TikTok."Barbie" gjithashtu ndodhet në vendin e 14 në listën e 15 filmave me fitimet më të larta të të gjitha kohërave./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, u panë së fundmi në Dubai mes spekulimeve të ndarjes. Videot të cilat u shfaqën në mediat sociale shfaqnin çifti...

14:26

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI