Flash

Mikesha e Antonela-s mohon lajmin për tradhëtinë e Leo Messi

Lapsi.al 26 November 2023
Mikesha e Antonela-s mohon lajmin për tradhëtinë e Leo Messi

Gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan, ka mohuar aludimet se Lionel Messi  ka tradhtuar Antonela Roccuzzo.

Gazeta braziliane Direto Do Miolo postoi në X të premten se marrëdhënia 15-vjeçare e Messit dhe Roccuzzo po përballet me 'krizën e saj më të madhe' deri më tani. Ata pretenduan se ylli i Inter Miami kishte një lidhje me gazetaren argjentinase Sofia Martinez dhe martesa e tyre ishte në prag të përfundimit.

Megjithatë, tweet-i citonte burime në Spanjë, të cilat duket se nuk ekzistojnë. Për më tepër Semaan, e cila është mikeshë e  Messi dhe Roccuzzo këmbëngul se spekulimet janë të pasakta. Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram, ajo tha: “Çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Messi dhe Roccuzzo njihen që në moshën pesë vjeçare. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.

Raportet në vendlindjen e tij në Argjentinë dolën muajin e kaluar që sugjeruan se Messi është 'i dashuruar me një grua që nuk është Antonela'. Më pas, disa fansa spekuluan nëse gruaja në fjalë ishte Martinez, për shkak të shikimit që ai i bëri gjatë një interviste në ceremoninë e Topit të Artë./Lapsi.al

Të këshilluara

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, u panë së fundmi në Dubai mes spekulimeve të ndarjes. Videot të cilat u shfaqën në mediat sociale shfaqnin çifti...

14:26

Arrestohet aktorja Tiffany Haddish

Tiffany Haddish është arrestuar pasi ka ecur me makinë nën efektin e alk00lit. Sipas TMZ, komediania u kap në Beverly Hills të premten në mëngjes. Ndërsa ajo...

19:02

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI