Flash

Jamie Lynn Spears flet për raportin me Britney

Lapsi.al 26 November 2023
Jamie Lynn Spears flet për raportin me Britney

Jamie Lynn Spears ka folur për gjendjen aktuale të marrëdhënies së saj me motrën Britney Spears.

Në episodin e fundit të reality show-t në Mbretërinë e Bashkuar "I'm a Celebrity… Get Me Out Of Here", Jamie iu përgjigj pyetjes së prezantuesit televiziv Fred Sirieix nëse motrat nuk shkojnë mirë.

"Unë e dua motrën time," u përgjigj ajo. Edhe pse Jamie nuk foli shumë për raportin e tyre , ajo tregoi se e kishte idhull motrën e saj kur ishte fëmijë.

"Unë gjithmonë mendoja se gjithçka që bënte motra ime ishte më e mira," tha ajo. “Nëse do të flisnin keq për të unë do reagoja menjëherë duke thënë: “Mos fol për motrën time, ajo është më e mira”.

Në komentet e pakta që ka bërë për turbulencat e familjes së saj ndër vite, Jamie ka shprehur dashurinë për Britney dhe ka deklaruar nuk dëshiron asgjë tjetër përveç më të mirës për të.

"Unë mund t'ju siguroj se e kam mbështetur motrën time shumë kohë përpara se të kishte një hashtag [Free Britney] ," tha aktorja e "Sweet Magnolias" në një postim në Instagram të qershorit 2021 pas reagimit të ashpër me të cilin u përball sepse nuk foli menjëherë ndërsa Britney dëshmoi në gjykatë për t'i dhënë fund konservatorit të saj të diskutueshëm. “Motra ime e di që unë e dua dhe e mbështes. Ajo është i vetmi person të cilit i detyrohem”.

Megjithatë, Princesha e Pop-it ka folur shpesh për përfshirjen e familjes së saj në jetën e saj – në një moment duke thënë se ata “duhet të jenë të gjithë në burg” për mënyrën se si e trajtuan atë gjatë viteve./Lapsi.al

Të këshilluara

Arrestohet aktorja Tiffany Haddish

Tiffany Haddish është arrestuar pasi ka ecur me makinë nën efektin e alk00lit. Sipas TMZ, komediania u kap në Beverly Hills të premten në mëngjes. Ndërsa ajo...

19:02

Akuza të reja ndaj Sean "Diddy" Combs

Një grua ka ngritur një padi të re kundër Sean "Diddy" Combs, gati një javë pas marrëveshjes së tij me ish të dashurën Cassie. Sipas ankesës, të depozituar t...

14:14

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI