Flash

Brad Pitt shfaqet në publik pas komentit të djalit të tij

Lapsi.al 24 November 2023
Brad Pitt shfaqet në publik pas komentit të djalit të tij

Brad Pitt u pa në Los Anxhelos të martën pas titujve në lidhje me komentet shpërthyese të djalit të tij për Ditën e Babait.

Në fotot e marra nga Page Six, aktori dukej se ishte në humor , pavarësisht lajmeve se djali i tij Pax Jolie-Pitt e kishte quajtur më parë një "idiot i klasit botëror" në një postim në Instagram për Ditën e Babait 2020.

“Gëzuar Ditën e Babait për këtë idiot të klasit botëror! Ju herë pas here e tregoni veten  se jeni një person i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Ju nuk keni asnjë konsideratë apo ndjeshmëri ndaj 4 fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj", shkroi Pax.

Përveç tij, Pitt ndan Maddox, 22, Zahara, 18, Shiloh, 17 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 15, me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Një burim i afërt me aktorin tha ekskluzivisht për Page Six këtë javë se fituesi i Oskarit nuk kishte "asnjë reagim" ndaj mesazhit të rishfaqur të djalit të tij.

"Është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përfshijnë  fëmijët në këto situata," tha burimi i brendshëm. "Kanë kaluar shtatë vite të gjata dhe është për të ardhur keq kur njerëzit ngrenë pa nevojë çështje nga e kaluara  dhe nuk marrin parasysh ndikimin që ka në të gjithë familjen."

Shpërthimi i zemëruar i Pax-it për vitin 2020 erdhi katër vjet pasi aktori u akuzua për ab*zim me Jolie dhe me dy nga fëmijët e tyre në një avion privat./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Jamie Foxx akuzohet për sulm se*sual

Aktori Jamie Foxx është paditur për një sulm të dyshuar se*sual për të cilin akuzuesi pretendon se ka ndodhur në një çati të qytetit të Nju Jorkut tetë vjet më ...

15:06

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI