Flash

Jacob Elordi "James Bondi" i ardhshëm? Reagon aktori

Lapsi.al 23 November 2023
Jacob Elordi "James Bondi" i ardhshëm? Reagon aktori

Jacob Elordi ka reaguar ndaj aludimeve  se do të luajë James Bond-in e ardhshëm.

Aktori i Saltburn reagoi ndaj thashethemeve të casting-ut, duke i thënë Extra në fillim të kësaj jave pikëpamjen e tij për trashëgiminë potenciale të rolit të 007 nga Daniel Craig, Sean Connery dhe legjenda të tjera të ekranit.

“Bondi? James Bond?" u pyet aktori. "A është kjo ajo që ata thonë?" "Oh zot, uau," vazhdoi ai. "Do ishte mahnitëse."

Elordi së pari tërhoqi vëmendjen e fansave në filmat Kissing Booth përpara se të arrinte sukses në Euphoria të HBO. Përveç Saltburn, ai është aktualisht në ekranin e madh si Elvis Presley në Priscilla. “Më pëlqen që njerëzit duan të marr pjesë në filmat që ata pëlqejnë”, tha ai për Extra në përgjigje të thashethemeve për Bond. "Kjo më bën shumë të lumtur."

Pas "No Time to Die" të vitit 2021, Craig dha dorëheqjen si spiuni ikonë ndërkombëtar pas një qëndrimi 15-vjeçar në këtë rol. Në tetor, producentja e Bond, Barbara Broccoli tregoi se fansat mund të duhet të presin edhe pak derisa të shpallet një aktor i ri./Lapsi.al

Të këshilluara

Jamie Foxx akuzohet për sulm se*sual

Aktori Jamie Foxx është paditur për një sulm të dyshuar se*sual për të cilin akuzuesi pretendon se ka ndodhur në një çati të qytetit të Nju Jorkut tetë vjet më ...

15:06

Lana Del Rey konfirmon ndarjen nga muzikanti

Lana Del Rey ka zbuluar se është sërish beqare – vetëm disa muaj pasi doli në dritë fejesa e saj me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker. Në kope...

15:37

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI