Flash

Akuza të reja ndaj Sean "Diddy" Combs

Lapsi.al 24 November 2023
Akuza të reja ndaj Sean "Diddy" Combs

Një grua ka ngritur një padi të re kundër Sean "Diddy" Combs, gati një javë pas marrëveshjes së tij me ish të dashurën Cassie.

Sipas ankesës, të depozituar të enjten në Gjykatën e Lartë të Manhatanit dhe të marrë nga Daily Beast, një grua e quajtur Joi Dickerson-Neal pretendon se reperi "I'll Be Missing You" abu*oi dhe e dr0goi atë në 1991.

Padia pretendon se Dickerson, e cila ishte studente kolegji në Universitetin e Syracuse në atë kohë, ra dakord për një darkë me artistin.

“Gjatë takimit të tyre,  ai e dr0goi qëllimisht duke rezultuar në një gjendje fizike ku nuk mund të qëndronte apo të ecte”, thuhet në padi.

"Duke shkuar fillimisht në një studio muzikore ku ajo nuk mund të dilte nga makina, Combs vazhdoi në një vend ku po qëndronte për ta sulmuar atë se*sualisht."

Ndërsa Dickerson nuk shkoi në polici pas ngjarjes së dyshuar të incidentit, ajo pretendon se më vonë iu afrua DeVante Swing - një anëtar i grupit R&B Jodeci - i cili dyshohet se i tha asaj se Combs kishte ndarë një "kasetë se*si" të të dyve.

Sidoqoftë, Swing dyshohet se nuk do të kërkonte drejtësi për Dickerson për shkak të frikës se mos humbiste marrëveshjen e tij të regjistrimit me Combs.

Dokumenti pretendon më tej se ajo u largua nga kolegji dhe u shtrua në një spital pas tentativës për t'i dhënë fund jetës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI