Flash

Filmi i Kim Kardashian së shpejti në Netflix

Lapsi.al 27 November 2023
Filmi i Kim Kardashian së shpejti në Netflix

Kim Kardashian po shkon drejt Netflix. Pas një lufte njëjavore të ofertave, platforma e transmetimit ka fituar të drejtat e shpërndarjes për komedinë e saj të ardhshme The Fifth Wheel.

Themeluesja e SKIMS  është vendosur të shërbejë si producente në projekt, raporton Deadline. Skenariste do të jetë Paula Pell -- një shkrimtare fituese e çmimeve, kreditet e së cilës përfshijnë Saturday Night Live, 30 Rock dhe AP Bio ndër të tjera. Pell shkroi skenarin me komedianen Janine Brito, gruan e Pell. Dyshja luajnë gjithashtu një çift të martuar në serialin komedi Girls5eva, i cili së fundmi u transmetua në Netflix pas dy sezonesh në Peacock.

Ndërsa Kardashian është më e famshme për reality show e saj, Keeping Up With the Kardashians në E!News  dhe katër sezone të The Kardashians në Hulu -- ajo ka marrë pjesë në projekte të ndryshme më parë.

Përveç disa roleve të vogla dhe të përsëritura në shfaqje televizive, duke përfshirë Drop Dead Diva dhe CSI: NY, Kim është shfaqur edhe në disa filma. Ajo luajti në filmin Disaster të vitit 2008, komedinë e vitit 2009 Deep in the Valley dhe Temptation: Confessions of a Marriage e vitit 2013.

Së fundmi ajo mori pjesë në American Horror Story: Delicate - sezoni i fundit i serialit horror antologjik - në të cilin  luan publicisten e famshme Siobhan Corbyn./Lapsi.al

Të këshilluara

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, u panë së fundmi në Dubai mes spekulimeve të ndarjes. Videot të cilat u shfaqën në mediat sociale shfaqnin çifti...

14:26

Arrestohet aktorja Tiffany Haddish

Tiffany Haddish është arrestuar pasi ka ecur me makinë nën efektin e alk00lit. Sipas TMZ, komediania u kap në Beverly Hills të premten në mëngjes. Ndërsa ajo...

19:02

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI