Flash

Tentoi të trafikojë rreth 300 kg kαnabis në Mal të Zi, arrestohet një 55-vjeçar

Lapsi.al 3 November 2023
Tentoi të trafikojë rreth 300 kg kαnabis në Mal të Zi,

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si pjesë e një grupi trafiku droge. Shtetasi me iniciale E.B. akuzohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Hetimet e thelluara bëjnë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të një 55-vjeçari që dyshohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI