Flash

Berisha: E vërteta e draftit të Ramës për Asociacionin

Lapsi.al 2 November 2023
Berisha: E vërteta e draftit të Ramës për Asociacionin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me draftin e propozuar nga kryeministri Rama për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas Berishës, Albin Kurti një javë më parë pranoi kërkesën e liderëve të BE, ndërsa Vuçiç thotë ai u tregua tinëzar. Berisha thotë se në atë kohë draftin e Ramës për Asociacionin e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.

“Një javë më parë në Bruksel udhëheqësit më të lartë të BE thirrën Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin Serbomadh Vuçiç, të cilëve ju kërkuan: Kurti të miratojë sipas draftit që paraqitën krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Vuçiç të njohë de facto Kosovën.

Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinëzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist.

Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asociacionit dorëzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në atë kohë draftin e tij për Asociacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.

Por sot ky pohim i liderit global të 1 prillit u përgënjeshtrua nga Prishtina. Pra ky ishte blofi i tij i radhës. Këtu nuk ka asgjë të re. Po jo! Qëllimi i deklaratës së djeshme të Edi Ramës ishte vetëm një: të justifikojë refuzimin e Vuçiçit për draftin e Asociacionit si draft i Tiranës dhe ky është shërbimi i radhës që argati i bën padronit të tij!” – shkruan Berisha në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI