Flash

Serbët pranojnë targat e Kosovës/ Mitrovicë e Veriut, në radhë për të lënë targat ilegale KM

Lapsi.al 2 November 2023
Serbët pranojnë targat e Kosovës/ Mitrovicë e Veriut,

Në qendrën e kontrollimit teknik të veturave në Mitrovicë të Veriut janë krijuar radhë.

Qytetarët serbë po i kryejnë këto procedura para se të riregjistrojnë veturën e tyre.

Në qendrën e regjistrimit të veturave, qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut janë duke i dorëzuar targat e tyre ilegale KM, për t’i marrë ato të Republikës së Kosovës.

Qytetarët thonë që do të respektojnë këtë vendim të qeverisë së Kosovës.

“Po do i ndërrojmë. Jemi të detyruar se duhet të ngasim veturën”, thanë qytetarët.

Numri i qytetarëve të interesuar për ri regjistrimin e veturave është i lartë.

Në vetëm dy ditë, numri i targave të konvertuara shkoi mbi 200.

“Dje janë regjistruar 125 vetura, e sot deri në orën 12 janë regjistruar 55”, tha Veton Elshani, zv. drejtor i policisë në Mitrovicë të Veriut.

Për të konvertuar targat qytetarët serbë kanë kohë deri më datë një dhjetor të këtij viti.

Pas këtij afati, të gjithë ata që nuk i ndërruan targat nga ato ilegale në të Kosovës nuk do mund t’i përdorin automjetet e tyre.

“Shtyrja e afatit është zgjidhje politike, pas 30 dhjetor është punë policore. Do të trajtohen sikur ata që nuk e kanë vendosur rripin e sigurisë”, tha Elshani.

Për të përcjellë këtë proces në Mitrovicë të Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që ishte optimist se veturat me targa KM do largohen nga territori i Kosovës.

“Me këtë tempo ne besojmë dhe jemi komod me kohë, për ata që nuk e shfrytëzojnë këtë afat nuk do të kenë mundësi të ngasin veturat e tyre nëpër rrugët e Republikës së Kosovës”, tha Xhelal Sveçla Ministër i Punëve të Brendshme.

Afati për konvertimin e targave është shtyrë për një muaj pas kërkesës së lartë nga qytetarët serbë të veriut./TCH

Të këshilluara

Vetëvritet biznesmeni i njohur në Kosovë

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës. Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëv...

18:10

Rama njofton se do të shkojë në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama thotë se do të jetë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij nga marrëveshjes Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE. Përmes një reag...

17:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI