Flash

Amber Heard akuza ndaj Jason Momoa

Lapsi.al 15 October 2023
Amber Heard akuza ndaj Jason Momoa

Akuza të reja  po dalin në dritë rreth sjelljes së pretenduar të Jason Momoa në xhirimet e Aquaman.

Sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara muajin e kaluar dhe të marra nga Variety, Heard  tha për aktorin se ai vinte i dehur dhe vonë në xhirime në shënimet e marra nga psikologu klinik dhe mjeko-ligjor Dr. Dawn Hughes, i cili u soll nga ekipi ligjor i Heard në çështjen me Johnny Depp.

Shënimet e Hughes thonë më tej se Heard pretendonte se Momoa mbërriti në xhirimet e filmit superhero të DC Studios "duke u veshur si" ish-i saj Depp, duke mbajtur "të gjitha unazat".

Në një deklaratë për PEOPLE, DC Studios tha, "Jason Momoa u soll në mënyrë profesionale në çdo kohë në xhirimet e filmit "Aquaman and the Lost Kingdom". Ne jemi të emocionuar që audienca do e shoh filmin këtë dhjetor."

Gjyqi i vitit të kaluar për shpifje në Virxhinia filloi kur Depp paditi ish-gruan e tij për shpifje për një shkrim të vitit 2018 ku ajo  përfshinte akuza për abuuzim. Pasi aktori i Pirates of the Caribbean fitoi tre pretendime dhe Heard fitoi një nga tre kundërpaditë e saj, ajo i pagoi atij  1 milion dollarë.

Gjatë paraqitjes së tyre të gjatë ligjore,  Amber dëshmoi gjithashtu se roli i saj si Mera në filmin e ardhshëm Aquaman and the Lost Kingdom ishte i rrezikuar mes vëmendjes së publikut për jetën e saj personale./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Avril Lavigne dhe Tyga i japin fund lidhjes

Avril Lavigne dhe Tyga i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, konfirmoi një burim për Us Weekly. “Avril dhe Tyga u ndanë pak kohë më parë”, tha burimi . "Nuk kis...

10:46

Michael Caine konfirmon largimin nga aktrimi

Michael Caine ka deklaruar se do të tërhiqet nga aktrimi. Aktori  zbuloi në emisionin Today të BBC Radio 4 se ai zyrtarisht do të largohej pas publikimit të ...

10:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI