Flash

Rishfaqet intervista e artistit pas deklaratës së Jada Pinkett Smith

Lapsi.al 13 October 2023
Rishfaqet intervista e artistit pas deklaratës së Jada Pinkett Smith

Intervista e August Alsina-s që zbuloi se Will Smith i dha atij "bekimin" e tij me Jada është rishfaqur pasi aktorja zbuloi se është ndarë nga aktori.

Në qershor 2020, këngëtari i "I Luv This S-t" ndau në një intervistë me prezantuesen e radios Angela Yee se aktori ishte dakord për romancën e tij me Pinkett Smith.

“Unë në fakt u ula me Will dhe pata një bisedë. Ai më dha bekimin e tij,” pohoi Alsina në atë kohë. Këngëtari i "No Love" rrëfeu se ra në dashuri me Jada.

“Unë iu kushtova plotësisht asaj marrëdhënieje për vite të tëra dhe me të vërtetë e dua atë,” shtoi ai. “Unë iu përkushtova aq shumë deri në pikën që mund të vdes tani dhe të jem në rregull me faktin se me të vërtetë ia kam dhënë veten dikujt.”

Menjëherë pas transmetimit të intervistës së Alsinës, një përfaqësues i Pinkett Smith tha për Page Six ekskluzivisht se pretendimet e tij ishin "absolutisht jo të vërteta". Megjithatë, dy javë më vonë, bashkë-prezantuesja e “Red Table Talk” pranoi në emisionin e saj në Facebook se kishte patur një lidhje romantike me Alsinën gjatë kohës kur ajo dhe Smith ishin ndarë.

Intervista e Alsinës është bërë përsëri  virale- pasi Pinkett Smith zbuloi të mërkurën se ajo dhe Will janë ndarë që nga viti 2016. "Nuk ishte një divorc në letër, por ishte një divorc," shpjegoi ajo për NBC News, duke shtuar se aktorët aktualisht "jetojnë të ndarë".

 

Të këshilluara

Beyoncé mbështet publikisht Taylor Swift

Beyoncé bëri një paraqitje surprizë në premierën e filmit të turneut të Taylor Swift Eras. Pas filmit, Swift postoi një foto të saj dhe këngëtares "Single La...

17:11

Detaje nga romanca e Harry Styles me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Harry Styles me Taylor Russell. Një burim i tha Us Weekly të enjten  rmes këngëtarit  "As It Was" dhe aktores kan...

15:06

Rikrijohen çiftet e reja në Love Island

Hyrja e konkurrentes së re, “bombshell-it” Xhesiana ka trazuar pak ujërat në vilë. Në rikrijimin e çifteve, ajo ka zgjedhur Denisin si partnerin e saj këtë j...

11:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI