Flash

Noah Cyrus kritikon Miley për intervistën virale

Lapsi.al 13 October 2023
Noah Cyrus kritikon Miley për intervistën virale

Noah Cyrus thuhet se e kritikoi motrën e saj, Miley Cyrus në seksionin e komenteve të një interviste podcast që është rishfaqur në TikTok.

“Mosrespektimi në këtë video…”, ka shkruar këngëtarja “Jully”për pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Klipi në fjalë shfaqte Miley duke biseduar me Joe Rogan për vëllezërit e motrat e saj në "The Joe Rogan Experience" në shtator 2020. Ai e pyeti  nëse përvoja e Noah-së duke u rritur nën hijen e saj e kishte penguar atë nga ndjekja e një karriere në Hollywood.

"Ose shkoni në njërën anë ose në tjetrën," u përgjigj këngëtarja e "Midnight Sky", duke vënë në dukje se motra e saj më e vogël "dëshiron" një jetë në qendër të vëmendjes.

“Ajo ka një album që unë e dua të quajtur “The End of Everything”… dhe është  albumi më dëshpërues që do të keni dëgjuar ndonjëherë”, vazhdoi Miley.  “Ajo është 20 vjeç. Ajo është emo. Ajo është si një fëmijë emo.”

Rogan pyeti nëse Noah ishte "emo" sepse ajo u rrit me aktoren e "Hannah Montana". "Ajo ka një këngë ku thotë: "Motra ime është si dielli / Do ta ndjekë kudo që të shkojë / por unë jam më shumë si një re shiu." shtoi ajo.

Komentatori i UFC-së sugjeroi që ndoshta Noah duhet "të shkojë te mjeku", për të cilën Miley u përgjigj: "Ajo po shkon. Të gjithë shkojmë. Por ajo është vetëm 20 vjeç, kështu që shqetësohem për të”, përfundoi ajo.

Fansat menjëherë reaguan duke thënë se komenti i Noah ishte i lidhur me grindjen e dukshme familjare rreth divorcit të prindërve të tyre Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus.

“Ajo kishte tre vjet për të thënë diçka. Ajo po e thotë këtë vetëm sepse familja është e ndarë mes mamasë dhe babait të saj”, shkroi një person.

Të këshilluara

Rikrijohen çiftet e reja në Love Island

Hyrja e konkurrentes së re, “bombshell-it” Xhesiana ka trazuar pak ujërat në vilë. Në rikrijimin e çifteve, ajo ka zgjedhur Denisin si partnerin e saj këtë j...

11:23

Akuza ndaj Shakira-s pas videos virale

Shakira gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë një artiste që ka qenë e afërt me fansat e saj. Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, ...

17:00

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI