Flash

Akuza ndaj Shakira-s pas videos virale

Lapsi.al 12 October 2023
Akuza ndaj Shakira-s pas videos virale

Shakira gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë një artiste që ka qenë e afërt me fansat e saj.

Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, e cila tregon këngëtaren duke shtyrë një grua. Në klipin, për të cilin nuk dihet as origjina dhe as konteksti, shihen disa persona në pritje të kolumbianes.

Disa policë rrethojnë zonën, por një zonjë arrin t'i afrohet shumë këngëtares dhe e regjistron atë me celular. Ky është momenti kur Shakira duket se e largon, duke e kapur për krahu, para se t'u afrohet disa fansave të tjerë duke buzëqeshur.

Videoja e diskutueshme që qarkullon në TikTok është bërë virale dhe ka nxitur reagime të shumta.

Disa njerëz e kanë cilësuar artisten të vrazhdë: "Ka lënë një përshtypje të keqe duke pasur parasysh se ajo shfaqet si divë". “Unë e dua Shakin por ishte shumë gabim nga ana e saj”, ka shkruar një tjetër përdorues.

Ndërsa disa nuk ishin të kënaqur me sjelljen e Shakiras , të tjerë i dolën në mbrojtje. “Ne ende e duam Shakirën, ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken”, ka postuar një fanse. “Mos krijoni dramë kjo nuk është asgjë”, ka postuar një tjetër.

Disa besojnë se gruaja ishte fajtore që u afrua shumë me këngëtaren, sipas El Tiempo. Megjithatë, duket se fansja ka qenë brenda ndërtesës që Shakira ka lënë, që do të thotë se ata mund të jenë takuar më parë, pasi ajo ndodhet në anën tjetër të barrierës së policisë dhe nuk shqetësohet aq shumë pasi këngëtarja e shtyn./Lapsi.al

[embed]https://www.tiktok.com/@miriamlasalvaje/video/7281435749478665515?referer_url=www.marca.com%2Fen%2Flifestyle%2Fcelebrities%2F2023%2F10%2F11%2F652703a1268e3e6c5e8b45ad.html&refer=embed&embed_source=121355059%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7281435749478665515[/embed]

Të këshilluara

Rikthehet në ekran "X Factor"

Spektakli i muzikës “X Factor” rikthehet së shpejti. Kështu ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi në Instagram....

12:40

Billy Ray Cyrus martohet me muzikanten

Billy Ray Cyrus dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose, janë martuar një vit pas fejesës. “10/10/23 do të jetë gjithmonë dita ku shpirtrat tanë...

12:34

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2023

Çmimet BET Hip Hop 2023 kanë mbërritur! Nata më e madhe e Hip hop-it nderoi këngët dhe videot më të mira të vitit. E organizuar edhe një herë nga reperi Fat...

17:38

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI