Flash

Khloé Kardashian mendon rikthimin me Tristan Thompson?

Lapsi.al 12 October 2023
Khloé Kardashian mendon rikthimin me Tristan Thompson?

Pasi mbylli më parë çdo thashethem pajtimi, Khloé Kardashian duket se ka ndryshuar mendimnë episodin e kësaj jave të The Kardashians.

Nëna e dy fëmijëve ka folur mbi ish-in e saj, Tristan Thompson duke treguar se edhe pse ata nuk janë bashkë tani, ajo nuk mund të parashikojë të ardhmen.

"Unë nuk e di se çfarë do tëndodh pas 5 apo 10 vitesh. Nëse ai është personi im, atëherë ai është menduar të jetë personi im, por tani për tani nuk do ta bëj jetën time më të vështirë sesa duhet", ndau ajo.

Më vonë gjatë episodit, mamaja, Kris Jenner shihet duke biseduar me Tristan në shtëpinë e Khloé, duke përmendur raportin që vajza dhe ish-i i saj kanë me fëmijët e tyre.

"Ne e dimë që Tristan ka bërë disa gabime. E di që atij i vjen shumë keq për mënyrën se si e lëndoi Khloé dhe jam e sigurt se ai pendohet për të gjitha ato gabime çdo ditë," u shpreh Kris për publikun. "Me të vërtetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë tani është rritja e fëmijëve."

Tristan dhe Khloé u lidhën për herë të parë në vitin 2016. Marrëdhënia e tyre u rrënua nga një sërë skandalesh që përfshinin Tristanin. Dhe ndërsa ata u bashkuan disa herë, Khloé i dha fund ldihkes në vitin 2021 pasi u zbulua se Tristan lindi një fëmijë me Maralee Nichols ndërsa ishte  i fejuar fshehurazi me Khloé./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet në ekran "X Factor"

Spektakli i muzikës “X Factor” rikthehet së shpejti. Kështu ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi në Instagram....

12:40

Billy Ray Cyrus martohet me muzikanten

Billy Ray Cyrus dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose, janë martuar një vit pas fejesës. “10/10/23 do të jetë gjithmonë dita ku shpirtrat tanë...

12:34

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2023

Çmimet BET Hip Hop 2023 kanë mbërritur! Nata më e madhe e Hip hop-it nderoi këngët dhe videot më të mira të vitit. E organizuar edhe një herë nga reperi Fat...

17:38

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI