Flash

Jada Pinkett Smith: Chris donte të lidhej me mua, u lëndova nga ai

Lapsi.al 12 October 2023
Jada Pinkett Smith: Chris donte të lidhej me mua, u lëndova nga ai

Jada Pinkett Smith zbuloi se Chris Rock i kërkoi asaj të dilnin në një takim gjatë kohës kur u përfol se ajo po divorcohej nga Will Smith.

"Ai tha: "Do doja të nxirrja një ditë për darkë", tha Pinkett Smith në një intervistë të re për People. “Dhe unë thashë, ‘Çfarë do të thuash?’ Ai tha: ‘Epo, a nuk po divorcohesh ti dhe Will?’ Unë thashë, ‘Jo. Chris, këto janë vetëm thashetheme.' Ai ishte i tmerruar. Dhe më pas kërkoi falje,” shpjegoi Pinkett , e cila po promovon kujtimet e saj të ardhshme, “Worthy”.

Prezantuesja e "Red Table Talk" zbuloi gjithashtu se ajo dhe Will  ishin ndarë fshehurazi  para Oscars 2022, kur Smith u ngrit në skenë dhe e goditi Rock pasi kë i fundit bëri një shaka për modelin e flokëve të aktores, e cila vuan nga alopecia.

Pinkett zbuloi se fillimisht "mendoi se ishte fake". Megjithatë, menjëherë pas kësaj, e vërteta u shfaq. “Nga vendi ku isha ulur nuk mund ta dalloja. Nuk dukej sikur Will goditi Chris-in. Dhe kur ai vazhdoi të qëndronte në këmbë dhe më pas kur vazhdoi të zbriste  në fund të skenës, unë thashë: "Nuk ka shans që Will ta ketë goditur atë". Vetëm kur Will u ul te karrigia e tij, kuptova se nuk ishte një skenë. Unë isha e shokuar më shumë se kushdo tjetër  atë natë.”

Jada shtoi se ajo nuk u ofendua nga shakaja, pavarësisht se "u lëndova shumë nga Chris".

"Dua të them, kjo është ajo që bëjnë humoristët," shpjegoi ajo. “Më duhet vetëm të them se nuk jam vërtet këtu për të gjykuar se si njerëzit vendosin tëshprehin artin e tyre. Do të them se disa herë më janë lënduar ndjenjat, me siguri. Jam lënduar shumë nga Chris."/Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet në ekran "X Factor"

Spektakli i muzikës “X Factor” rikthehet së shpejti. Kështu ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi në Instagram....

12:40

Billy Ray Cyrus martohet me muzikanten

Billy Ray Cyrus dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose, janë martuar një vit pas fejesës. “10/10/23 do të jetë gjithmonë dita ku shpirtrat tanë...

12:34

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2023

Çmimet BET Hip Hop 2023 kanë mbërritur! Nata më e madhe e Hip hop-it nderoi këngët dhe videot më të mira të vitit. E organizuar edhe një herë nga reperi Fat...

17:38

Bad Bunny shokon fansat me look-un e ri

Bad Bunny tronditi fansat kur debutoi një model të ri flokësh në një klip për albumin, duke i lënë disa të pyesin se çfarë do të thotë modeli i flokëve për muzi...

14:01

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI