Flash

Bad Bunny shokon fansat me look-un e ri

Lapsi.al 11 October 2023
Bad Bunny shokon fansat me look-un e ri

Bad Bunny tronditi fansat kur debutoi një model të ri flokësh në një klip për albumin, duke i lënë disa të pyesin se çfarë do të thotë modeli i flokëve për muzikën e tij të ardhshme.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martínez Ocasio, e ndau ngacmimin me ndjekësit e tij në Instagram të hënën, me një mbishkrim në spanjisht që përkthehet si "Dita e shumëpritur ka ardhur..." Në video, Bad Bunny, përshëndetet si "Don Benito"  duke hyrë në restorantin Carbone të dashur nga të famshmit, para se të zbulonte look-un e ri.

Reperi "Un Verano Sin Ti" fshiu postimet në Instagramin e tij me përjashtim të klipit të shkurtër, i cili nxiti fansat të krahasojnë albumin e ardhshëm - të quajtur "Nadie Sabe Lo Que Va a Pasar Mañana", që do të dalë të premten - me këngët e  vitit 2016."Ai preu flokët e tij në 2016 .Bad Bunny kthye," deklaroi një ndjekës.

Në Twitter, fansat pyesnin gjithashtu veten nëse Bad Bunny e ka fshehur modelin e ri të flokëve me një parukë të bashkangjitur në një kapele blu të bejsbollit të LA Dodgers që ai ka veshur së fundmi për të mbajtur sekret njoftimin e madh."Mendova se ai ivërtetë ishte thjesht një fans i madhi bejsbollit", shkroi një ndjekës./Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës? Kjo është pyetja që na vjen në mendje prej mbrëmjes së djeshme. Po pyesni pse?! Atëherë ta nisim me faktin që reperi nuk...

11:27

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI